18/10/2023
📠🛍️Lësho kuponë fiskal edhe për sh*tjet online!
📤Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat se furnizimi i mallrave dhe/ose shërbimeve në mënyrë elektronike (përmes internetit) është një formë e tregtisë, ku tregtia dhe afarizmi në përgjithësi kryhen në të njëjtën mënyrë si në çdo treg tjetër. Tregtia në distancë, apo elektronike, ose e ashtuquajtur “online”, ndryshon vetëm në atë që prania personale e sh*tësit dhe blerësit nuk është e nevojshme që furnizimi të kryhet.
🛍️Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik jo-afarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore.
📦✉️Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale.
🌐Pra, aktiviteti i tregtisë përmes internetit (online) obligohet për regjistrimin e transaksioneve përmes Pajisjeve Elektronike Fiskale. Kjo do të thotë se furnizuesi (sh*tësi) është i detyruar që kur furnizon mallra dhe/ose shërbime përmes internetit, të lëshojë kuponë fiskal dhe atë t'ia dërgojë klientit së bashku me produktin.
💻Nëse do të lëshohet një kupon fiskal i veçantë për furnizimin e mallrave të porositura përmes internetit (online), varet nëse kostoja e dorëzimit (transportit) është përfshirë në atë çmim të furnizimit. Nëse kostoja e dorëzimit (transportit) përfshihet në çmimin e mallit të paguar nga klienti, kjo do të tregohet në kupon fiskal si artikull i veçantë. Megjithatë, nëse çmimi i paguar nga klienti i referohet vetëm mallrave pa kosto të dërgesës (transportit), atëherë kompania e transportit është e detyruar të lëshojë një kupon fiskal të veçantë për kostot e transportit. Në këto raste, kostot e dorëzimit (transportit) duhet të tregohen gjithmonë në vetë faqen e internetit, përmes së cilës furnizohen mallrat dhe/ose shërbimet.
📠Çdo qytetar, për të qenë në gjendje që të ushtroj të drejtat e tij si konsumator, është e rëndësishme të njihet me detyrimet e tij, ku njëra prej tyre është marrja e kuponit fiskal.
💶Andaj, një kupon fiskal është dëshmi se tatimi është llogaritur dhe paguar për një blerje të caktuar. Këto mjete përmes të hyrave buxhetore kthehen në buxhetin e Republikës së Kosovës, të cilat më tutje përdoren për ndërtimin e infrastrukturës publike, spitaleve, shkollave, çerdheve për fëmijët, etj., nga të cilat projekte përfitojnë drejtpërdrejt apo indirekt qytetarët.
🔄Duke marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në “luftimin” e ekonomisë së hirtë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit dhe të shoqërisë.
Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!
13/10/2023
Sa janë kamatat për vonesa?
💬Në qoftë se çfarëdo lloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk është paguar deri në datën e fundit të përcaktuar për pagesë, tatimpaguesi, do jetë i detyruar të paguajë interes sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
📖Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesë përqind (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej njëzetepesë përqind (25%) të obligimit tatimor.
ℹ️Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.
📌Pra, ndëshkimet për vonesa në deklarim dhe pagesë, janë:
✔️Interesi – sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;
Ndëshkim për mosdorëzim të deklaratës tatimore pesë përqind (5%), maksimum njëzetepesë përqind (25%);
Ndëshkim për mos pagesë të tatimit një përqind (1%), maksimum dymbëdhjetë përqind (12%).
13/07/2023
📣 Paga minimale rritet në 264 euro
Kuvendi votoi sot në lexim të dytë projektligjin që mundëson rritjen e pagës minimale.
Rritja e pagës minimale ndihmon:
🔸mbi 100 mijë punëtorë në sektorin privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro;
🔸mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës.
21/06/2023
Pse duhet të fiskalizohen bizneset? 💼💰
🔵 Çfarë është fiskalizimi? 🔵
Fiskalizimi është një proces i rëndësishëm që kërkon bizneset të regjistrohen në sistemin e tatimeve dhe të përdorin aparate tatimore elektronike. 📊💻 Kjo nuk është thjesht një detyrë administrative, por një mjet i rëndësishëm për të siguruar transparencë dhe mbrojtje për konsumatorët dhe për vetë bizneset.
🔵 Pse është e rëndësishme të fiskalizohen bizneset?
✅ Ndarja e të dhënave: Fiskalizimi siguron ndarjen e të dhënave financiare midis biznesit dhe organeve tatimore, duke parandaluar evazioni fiskal dhe zvogëluar ekonomine informale. 🚫⚖️
✅ Mbrojtja e konsumatorëve: Përmes fiskalizimit, konsumatorët marrin dokumentacionin e nevojshëm për blerjen e produkteve dhe shërbimeve, duke iu dhënë siguri dhe të drejtat e tyre. 👍🛍️
✅ Rritja e besimit: Fiskalizimi rris besimin e konsumatorëve në bizneset që janë të fiskalizuara, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për bizneset e ndershme dhe të rregullta. 🤝🏢
🔵 Si ndihmon fiskalizimi shoqërinë dhe ekonominë? 🔵
Fiskalizimi ka ndikim të gjerë në shoqëri dhe ekonomi:
🌍 Forcon ekonominë: Duke siguruar transparencë dhe zbatim të rregullave të taksimit, fiskalizimi kontribuon në rritjen e të ardhurave publike dhe përmirësimin e infrastrukturës publike. 💪💼
🌍 Ulë korrupsionin: Fiskalizimi zvogëlon korrupsionin dhe sjellje të paligjshme, duke krijuar një ambient të ndershëm për bizneset dhe të gjithë qytetarët. 🚫🔍
🌍 Modernizon ekonominë: Duke përdorur aparate tatimore elektronike, bizneset përmirësojnë efikasitetin dhe teknologjinë e tyre, duke kontribuar në modernizimin e ekonomisë. 💻📈
Informacionet rreth pjesës ligjore, proceduarat, operatoret e licencuar dhe kushtet administrative i gjeni në këtë link ⤵️⤵️
https://www.atk-ks.org/arkat-fiskale
20/06/2023
ATK vazhdon me monitorimin e bizneseve për arka fiskale
Verifikimi i bizneseve nëse janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponit fiskal, ka vazhduar edhe ditën e diel, në qytetin e Prizrenit ku Administrata Tatimore e Kosovës u fokusua te tatimpaguesit të cilët nuk janë të pajisur me pajisje elektronike fiskale (PEF,) nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe ata tatimpagues që lëshojnë kuponë jo-fiskal. Po ashtu, veç kësaj janë monitoruar edhe punëtorët nëse janë të regjistruar.
Si rezultat i këtyre aktiviteteve në teren/qyteti Prizrenit janë vizituar 5 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara. Gjithsej, janë lëshuar 91 gjoba në vlerë 35,125 mijë euro, si dhe do të iniciohet rast penal. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 26 punëtorë të pa regjistruar.
Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.
Theksojmë – disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal.
17/06/2023
ATK konfiskon pajisjet jo-fiskale
Me qëllim të verifikimit të bizneseve nëse janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponit fiskal, Administrata Tatimore e Kosovës si çdoherë edhe këto ditë është përqendruar te tatimpaguesit, tek të cilët kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF, tek ata tatimpagues që janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë kuponë fiskal, si dhe tek ata tatimpagues që lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.
Aktivitetet në teren janë duke u zhvilluar te ato biznese, për të cilat ATK ka pranuar informacione se nuk janë duke lëshuar kuponë fiskal, tek të cilat më pas është konstatuar përdorimi i printerit jo-fiskal. Për secilin rast janë lëshuar gjoba, vlera e këtyre gjobave është 13 mijë euro. Gjithashtu, janë konfiskuar pajisjet jo-fiskale, si dhe do të iniciohen Kallëzime Penale.
Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.
Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal.
Administrata Tatimore e Kosovës inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.
16/06/2023
NJOFTIM
Bizneseve ju lejohet puna edhe ditën e diel
Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet dhe ardhjes së mërgimtarëve, bazuar në Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Veprimtarive Afariste-Biznesore, është marrë vendim që bizneseve të ju lejohet puna edhe të dielave.
16/06/2023
ATK, publikon formën “Kërkesë për heqjen e ndëshkimeve”
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka publikuar formën “Kërkesë për heqjen e ndëshkimeve”, përmes të cilës tatimpaguesi mund të kërkojë nga ATK heqjen e ndëshkimeve, atëherë kur plotëson kriteret e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.
Ashtu siç është e përcaktuar me Legjislacionin tatimor, nëse personi obligues për ndonjë tatim dëshmon shkaqe të arsyeshme, besim të mirë, vështirësi të madhe ose arsye të tjera, të cilat do të ngritin efektivitetin e ATK-së, ATK-ja mund të zvogëlojë ose heq çdo ndëshkim të vlerësuar, apo propozuar, në baza sipas rastit.
Andaj, secili tatimpagues që vlerëson se plotëson kriteret për zvogëlim/heqje të ndëshkimeve, mund të parashtroj kërkesë në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kërkesën, të cilën duhet ta plotësoni për zvogëlim/heqje të ndëshkimeve, mund ta shkarkoni nga ueb-faqja e ATK-së, www.atk-ks.org , menyja “Për tatimpaguesit” – “Formularët”, apo duke klikuar në linkun: www.atk-ks.org/formularet/
Pas plotësimit, Kërkesa për heqjen e ndëshkimeve dorëzohet në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve në ATK.
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!
Administrata Tatimore e Kosovës
www.atk-ks.org
14/04/2023
📌ATK përmes projektit ❌MOS DEKLARUESIT do të identifikoj tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas Ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.
‼️Trajtimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim:
⭕️Masat parandaluese, dhe
⚪️Masat për trajtimin e mos deklaruesve.