02/06/2026
THIRRJE PËR APLIKIM – GRANTE PËR NDËRMARRJET NË KOSOVË
MINTI/KIESA ka hapur thirrjen për mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me fond total prej 5 milion €.
Kategoria 1 – Ndërmarrjet Mikro (deri në 9 punëtorë)
Grant deri në 40,000 €
Bashkfinancimi nga biznesi: minimum 30%
Buxheti i kategorisë: 2 milion€
Kategoria 2 – Ndërmarrjet e Vogla (10 – 49 punëtorë)
Grant deri në 80,000 €
Bashkëfinancim nga biznesi: minimum 40%
Buxheti i kategorisë: 2,5 milion€
Kategoria 3 – Ndërmarrjet e Mesme (50 – 249 punëtorë)
Grant deri në 120,000 €
Bashkëfinancim nga biznesi: minimum 50%
Buxheti i kategorisë: 500,000 €
Përfituesit mund të investojnë në makineri dhe pajisje prodhuese të reja me standarde CE.
Sigurohuni që t’i përgatitni me kohë dokumentet e nevojshme për aplikim.
Një mundësi e shkëlqyer për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Kontakt: +38345302914
28/05/2026
Hapet aplikimi per punetoret e sektorit privat
Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati i aplikimit: Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).
AppATK
Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë ...
20/05/2026
THIRRJE PUBLIKE PËR PROGRAMIN PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR NDËRMARRJET MIKRO DHE TË VOGLA NË VLEREN DERI 30.000 EURO PËR BLERJE TË MAKINERIVE
Grupi i synuar për këtë thirrje përfshin:
LOT 1 – Biznese ekzistuese (veprimtari prodhuese dhe shërbyese) me qarkullim vjetor
për vitin paraprak (2025) nga 10,000 euro deri në 300,000 euro;
Nr kontaktit: 045/302-914
19/01/2026
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se paga minimale është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.
🔹 Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.
🔹 Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto.
Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.
Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
27/10/2025
ATK ka filluar të vendosë stikersa verifikues në bizneset e regjistruara!
Nëse nuk je i regjistruar – rrezikon ndëshkim! ⚠️
Regjistro biznesin tënd, mos e le për nesër!!!
📞 Kontakto: 045 302 914
23/10/2025
Njoftim Punësimi – Mjeshtër për Mobileri
Pozita: Mjeshtër për Mobileri
Qyteti Vitisë
Pagesa: Deri 1,000 € pagë Neto (në varësi të përvojës)
Detyrat kryesore:
• Prodhimi i mobileve sipas porosisë (kuzhina, garderoba, komode, etj.)
• Puna me makineri profesionale të drurit
• Montimi i mobileve te klientët
• Zbatimi i standardeve të punës dhe cilësisë
Kualifikimet:
• Përvojë pune në fushën e mobilierisë (e domosdoshme)
• Aftësi për të punuar me skica dhe masa teknike
• Përgjegjësi dhe aftësi për punë ekipore
• Disa prej makinerive të cilat duhet t’i përdorë: sirkel, sharrë vertikale, kantiericë, frezë, etj. (avantazh)
Ne ofrojmë:
• Pagë konkurruese deri 1,000€ Neto
• Kushte të mira pune
• Mundësi avancimi
• Kontratë pune dhe stabilitet afatgjatë
📞 Aplikoni në këtë numër: 045/302-914
📅 Afati i aplikimit: 31.10.2025
06/10/2025
06.10.2025 MR finance L.L.C
Me dy nga përfituesit e granteve në Agjencionin KIESA – MINT,
z. Hevzi Beqiri, pronar i Plastal nga Qyteti i Vitisë, dhe z. Albert Ajvazi, pronar i Al-Glass nga Prishtina.
Këto dy biznese, përmes përkrahjes nga KIESA, do të instalojnë makineri të reja në vlerë mbi 100 mijë euro në kapacitetet e tyre prodhuese.
Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit, shtimin e numrit të punëtorëve, rritjen e eksporteve dhe, natyrisht, në përfitime më të mëdha për pronarët dhe ekonominë vendore.
Urime Hevzi dhe Albert – suksese të mëtejshme në zhvillimin e bizneseve tuaja!