“Capital Company” SH.P.K është kompani e cila fokusohet në ofrimin e shërbimeve në fushën e financave dhe kontabilitetit.
“Capital Company” SH.P.K është kompani e cila fokusohet në ofrimin e shërbimeve në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave për sektorin privat e publik, si dhe për organizata ndërkombëtare. Capital Company ka bashkëpunim me ekspertë e profesionistë të fushës së financave, auditimit, menaxhimit, marketingut, tekonlogjisë, legjislacionit, patundshmërisë, etj.
Është themeluar në Prishtinë s
i shoqëri askionare dhe përfaqësohet nga dy aksionerë njëherit drejtorë, udhëheqës të kompanisë si dhe ekspert të fushës së ekonomisë. Raporti dhe përvoja e gjertanishme me shumë kompani vendore e organizata ndërkombëtare, na bënë një ndër kompanitë më profesionale dhe përgjegjës për zhvillimin dhe maskimizimin e profitit të biznesit tuaj. Kompania ka një gamë të gjërë të aktiviteteve, ku ndër kryesore janë aktivitetet e kontabilitetit, libërmbajtjes dhe auditimit, dhe këshillime tatimore. Ndër aktivitetet tjera numërojmë :
Menaxhimin e financave të biznesit,
Përpilimin dhe menaxhimin e planeve të biznesit,
Organizimin e konferencave, seminareve, trajnimeve dhe kurseve të fushave të ndryshme,
Menaxhimin e marketingut të kompanive, duke përfshirë web, portalet etj.,
Ndërmjetësimin në Patundshmëri, shërbime juridike, përkthime, teknologji,
Ndërmjetësimin në mes kompanive dhe ekspertëve të fushave të ndryshme,
Tregtia me pakicë e tekstilit etj. Misioni i Kompanisë
Misioni ynë është që klientëve tanë të ju ofrojmë shërbime profesionale, që ata ti menaxhojnë me mirë financat e tyre, marketingun, punonjësit dhe klientët në përgjithësi. Suksesi jonë tek klientët tanë, është qelësi i suksesit për klientët e tyre. Vizioni i Kompanisë
Të gjithë ne kemi fuqinë për të krijuar mundësi për veten dhe për të tjerët. Na duhet shfrytëzimi i potencialit të plotë për rritje, zhvillim dhe produktivitet. Ne iu inkurajojmë të gjithë juve që e doni profesionin e kontabilitetit, financave, menaxhimit, marketingut, teknologjisë, mësimdhënies, etj, të bëheni pjesë e jona, të jeni pjesë e suksesit.
15/01/2026
📢 NJOFTIM PËR NDRYSHIMET NË PAGËN MINIMALE
Të nderuar klientë,
Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin e ri për pagën minimale, i cili do të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026. Ju informojmë për afatet dhe vlerat përkatëse:
📅 Nga 1 janari 2026
✔️ 2.50 € për orë pune
✔️ 425.00 € bruto në muaj (për orar të plotë)
📅 Nga 1 korriku 2026
✔️ 3.00 € për orë pune
✔️ 500.00 € bruto në muaj (për orar të plotë)
Ky vendim ka karakter të detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit dhe zbatimi i tij do të mbikëqyret nga institucionet kompetente shtetërore.
🔎 Ju rekomandojmë që këto ndryshime të merren parasysh në:
• planifikimin financiar,
• përditësimin e kontratave të punës,
• dhe përllogaritjen e pagave për periudhën në vijim.
📞 Për këshillim profesional dhe zbatim korrekt të legjislacionit, Capital Company është në dispozicionin tuaj.
🤝 Capital Company
📊 Kontabilitet & Financa
24/11/2025
Njoftim i rëndësishëm nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)
ATK ka lansuar një iniciativë të re dhe plotësisht digjitale që synon rritjen e vetëdijesimit për kërkimin e kuponëve fiskalë, një praktikë kyçe për formalizimin e ekonomisë dhe luftimin e informalitetit.
Përmes lojës së re shpërblyese, çdo qytetar do të ketë mundësinë të përfitojë duke skanuar kuponin fiskal, i cili së shpejti do të shndërrohet në një shans real për shpërblime.
Kjo nismë është një hap pozitiv drejt transparencës, kontrollit më të mirë fiskal dhe përmirësimit të kulturës tatimore në vend.
Ne i inkurajojmë të gjithë klientët dhe komunitetin tonë të kërkojnë gjithmonë kuponin fiskal dhe të përfitojnë nga mundësitë që kjo platformë e re do të ofrojë.
ATK po sjell një mënyrë të re, të thjeshtë dhe digjitale për me i shpërbly qytetarët!
26/09/2025
Capital Kompani, në bashkëpunim me American Chamber of Commerce in Kosovo dhe Informatika Computers Sh.p.k - RiKont, organizon një trajnim njëditor falas:
“Financat dhe kontabiliteti praktik me softuer”
Ky trajnim parasheh prezantimin praktik të kontabilitetit përmes moduleve kryesore të softuerit Rikont, duke përfshirë:
• Transaksionet e blerjeve dhe sh*tjeve
• Menaxhimin e arkave dhe bankave
• Llogaritë materiale dhe financiare
• Raportet tatimore dhe financiare