17/06/2026
Së fundmi jam licencuar si Ekspert Gjyqësor në fushën e Financave.
Jam i hapur për bashkëpunim me avokatë, zyra ligjore dhe institucione që kanë nevojë për analiza dhe vlerësime financiare të specializuara, me qëllim mbështetjen e argumentuar dhe profesionale në raste të ndryshme juridike dhe biznesore.
15/06/2026
Formulari i Ankesave
Pas përmbylljes së procesit të shqyrtimit të aplikacioneve për mbështetje financiare prej 100 euro për të punësuarit nga institucionet dhe organizatat tjera private e publike, Ministria e Financave ka filluar procesin e ankimimit për të refuzuarit. Përmes këtij formulari, të refuzuarit e kësaj mase kanë mundësi të paraqesin ankesë në rast se vlerësojnë që përmbushin kushtet dhe kriteret për përfitim, sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës 22.05.2026 dhe Vendimit të Ministrisë së Financave Nr. 29/2026 të datës 26.05.2026.
https://ankesappi.rks-gov.net/ApplicationForm/Create
05/06/2026
Trigo L.L.C. ju shtua edhe një licencë profesionale!
Me krenari ju njoftojmë se drejtori i Trigo L.L.C., Fatlum I. Gogiqi, është licencuar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës si Ekspert Gjyqësor në fushën e Financave.
Ky është një hap i ri në rrugëtimin tonë drejt ofrimit të shërbimeve profesionale dhe cilësore për klientët tanë.
✅ Kontabilitet
✅ Tatime
✅ Financa
✅ Ekspertiza profesionale
Trigo L.L.C. – Besueshmëri dhe profesionalizëm në çdo shërbim.
28/05/2026
Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik
Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
- Punëtorët në sektorin privat;
- Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:
- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).
25/05/2026
Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ për individë nuk do të lejohen më të kryhen me para të gatshme.
Këto pagesa duhet të realizohen përmes bankave ose formave të tjera elektronike të pagesës.
Respektoni kufizimet e përcaktuara me ligj dhe shmangni gjobat.
Mos kryeni pagesa cash mbi limitin e lejuar.
Veproni në përputhje me ligjin.
16/05/2026
Fiskalizimi i bllokave tatimorë:
Nga dje 15 maj 2026 ka filluar fiskalizimi i bllokave tatimorë. Vlenë për Bizneset që ende nuk janë paisur me Paisje Elektronike Fiskale apo Sisteme Fiskale (PEF/SF) apo nëse kan nderprerje te perkohshme, prishje te paisjes fiskale, apo nëse biznesi është në periudhën e instalimit të Sistemit Elektronik Fiskal.
Çka është blloku tatimor?
Blloku tatimor shërben si mënyrë e përkohshme për lëshimin e kuponëve/faturave kur biznesi nuk mund të përdorë sistemin fiskal elektronik.
Fiskalizimi i blloqeve tatimore përdoret në raste si:
* Biznesi ende nuk ka pajisje fiskale (PEF/SF) → p.sh. biznes i ri që s’ka instaluar ende sistemin.
* Prishje e pajisjes fiskale → kasa fiskale ose sistemi elektronik nuk funksionon.
* Ndërprerje e përkohshme → problem teknik, internet, energji etj.
* Periudha e instalimit të sistemit fiskal → derisa të përfundojë aktivizimi.
20/04/2026
Aplikimi i saktë i normës së TVSH-së është thelbësor për deklarim korrekt të furnizimeve.
Jo çdo sh*tje trajtohet njësoj. Norma e TVSH-së varet nga lloji i furnizimit, nëse është e tatueshme, e liruar apo eksport.
ATK do të vazhdojë kontrollet për të identifikuar rastet ku norma e TVSH-së nuk aplikohet si duhet.
Gabimet në aplikim mund të çojnë në deklarim të pasaktë dhe ndëshkime.
✔ Kontrolloni kategorinë e furnizimit
✔ Aplikoni normën e duhur
✔ Përmbushni detyrimet sipas ligjit
20/04/2026
Njoftim nga ATK:
Deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes është detyrim që bëhet përmes sistemit EDI.
Afatet ndryshojnë varësisht nëse jeni deklarues të TVSH-së apo jo, prandaj sigurohuni që të deklaroni në kohë sipas kategorisë suaj.
Respektimi i afateve është thelbësor për deklarim korrekt dhe për shmangien e penaliteteve.
10/03/2026
Administrata Tatimore e Kosovës rikujton tatimpaguesit për obligimin e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.
Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:
Deklarimi bëhet çdo muaj, nga 01 deri më 20 të muajit vijues, në të njëjtën periudhë me deklarimin e TVSH-së.
Tatimpaguesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (përfshirë OJQ-të):
Deklarimi bëhet çdo tre muaj, nga 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit.
ℹ️ Udhëzuesin dhe mostrën për plotësimin e librave mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së.
🔗 www.atk-ks.org