01/04/2026
Për herë të parë në Shqipëri do të mbahet konferenca më e njohur dhe më e rëndësishmë e fasadave në botë, Zak World of Façades. Me shumë kënaqësi njoftojmë që Front është partner i asociuar i këtij eventi.
Ftojmë arkitektët dhe investitorët që kanë interesim të marrin informacione të detajuara nga arkitektë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë rreth teknologjive të fasadave, që të aplikojnë në linkun në vazhdim.
Eventi organizohet me datë 29 Prill në hotel Tirana Maritim Plaza, dhe do të lejohen të marrin pjesë vetëm personat që regjistrohen dhe aprovohen nga stafi organizues.
facades.al
28/01/2026
Front shpall konkurs për këto pozita pune.
Dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected]
06/10/2025
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Arkitekturës, u mbajt ngjarja “Dita e Arkitektit – EVP-1”, e organizuar nga Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës, që mblodhi bashkë shumë profesionistë të fushës së arkitekturës dhe ndërtimit.
FRONT pati kënaqësinë të kontribuojë si sponzor në këtë organizim të rëndësishëm, duke mbështetur komunitetin e arkitektëve dhe përpjekjet për zhvillimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe inovativ.
🌍 Urime të gjithë arkitektëve për Ditën Ndërkombëtare të Arkitekturës!
09/09/2025
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim një delegacion të nivelit të lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kantierin e ndërtimit të FRONT Headquarters.
Vizita, e udhëhequr nga Z. Matteo Patrone (Zëvendëspresident, Banking), së bashku me Z. Matteo Colangeli, Z. Sergiy Maslichenko dhe Z. Osman Rraci, u fokusua te projekti ynë kryesor – ndërtesa e parë industriale në rajon që po ndërtohet sipas standardeve LEED Gold.
Ky projekt i rëndësishëm mbështetet me financim nga European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe ProCredit Bank Kosova përmes programit RSF, duke shënuar një hap përpara për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inteligjent industrial në Ballkanin Perëndimor.
03/07/2025
Fasada parametrike e personalizuar për POLLO HOME
Një projekt modern që është realizu me kujdes të madh, teknologji të avansuar dhe mjeshtëri të lartë.
Fasada e ventiluar është realizuar me material Fundermax Exterior, me elemente të parafabrikuara 3D, të përpunuara në makineri CNC, duke përdorur akcesore të personalizuar dhe një sistem inteligjent instalimi i zhvilluar enkas për këtë projekt nga inxhinierët tanë.
🔧 Inxhinieria, prodhimi dhe montimi: F-Project (njësi e Front Group)
📐 Studio projektuese: Centimetri Architecture
📸 Fotografia: Edmond Elshani
Ky projekt është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për të sjellë zgjidhje inovative në arkitekturën moderne, me cilësi, estetikë dhe funksionalitet të lartë.
.
28/04/2025
LEED Educational Program | Një hap i ri për ndërtimin e qëndrueshëm në Kosovë 🏡
Për herë të parë në Kosovë, me organizimin e FRONT dhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD), në ambientet e Klan Arena u mbajt programi edukativ për LEED – standardi ndërkombëtar për ndërtesa të gjelbra dhe eficiencë energjetike – në bashkëpunim me EcoBuild.
Ngjarja mblodhi një grup profesionistësh të fushës së arkitekturës, ndërtimit dhe institucioneve relevante, duke hapur një dialog të ri mbi rëndësinë e ndërtimit të qëndrueshëm në vendin tonë.
Ky program kishte për qëllim:
• Të prezantojë parimet bazë të LEED.
• Të nxisë njohjen dhe zbatimin e praktikave të ndërtimit të gjelbër.
• Të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e eficiencës energjetike në projektet moderne.
Krahas këtij angazhimi edukativ, FRONT ka bërë tashmë hapin e parë konkret, duke nisur realizimin e projektit të parë vendor të pricertifikuar sipas standardeve më të larta të LEED.
Përmes këtij projekti dhe eventeve edukative, synojmë të japim një shembull praktik dhe të inkurajojmë investitorët e tjerë që të ndjekin rrugën e realizimit të ndërtesave më të shëndetshme, më eficiente dhe më të qëndrueshme për komunitetin dhe të ardhmen.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për bashkëpunimin dhe besimin në këtë nismë të rëndësishme.
26/04/2025
LEED Educational Program - Me organizim të FRONT dhe mbështetje nga EBRD, në Klan Arena po zhvillohet programi edukativ për LEED, në bashkëpunim me kompaninë EcoBuild. LEED është standardi amerikan për ndërtesa të gjelbra, që vlerëson qëndrueshmërinë dhe efiçiencën energjetike të projekteve.
14/02/2025
Me datë 21 Shkurt, mbahet forumi ndërkombëtar i arkitektëve - Share Albania 2025, te Piramida e Tiranës, ku Front është sponzor i këtij edicioni.
Ftojmë të gjithë arkitektët e pranishëm të vizitojnë stendën tonë dhe të njoftohen më produktet dhe shërbimet tona.
22/01/2025
Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore, ne si Front gjatë vitit 2024 kemi mbështetur organizata dhe aktivitete të ndryshme në fushën e arkitekturës, edukimit, shkencës, ambientit dhe sportit.
Jemi shumë të lumtur që një pjesë të fitimit të kompanisë tonë e kemi shpërndarë në aktivitete që kanë impakt direkt dhe afatgjatë në shoqërinë tonë.
Instituti ATOMI Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës Комора на овластени архитекти и овластени инженери SHAREarchitects Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike- Faqja zyrtare SHFMU "Mihal Grameno" - Aneksi 2 / Fushë-Kosovë Grande Tennis Club Vrapimi i nëntorit
03/01/2025
Për vitin e tretë me radhë në mbështetje të Instituti ATOMI, në mision e tyre për identifikimin dhe perkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente.
FRONT - Sponsor i bronztë i Institutit ATOMI
Kompania kosovare inovative që ofron materiale dhe shërbime të avancuara për eksterier dhe interier FRONT për të tretin vit me radhë ka ofruar mbështetje financiare për Institutin ATOMI.
Instituti ATOMI e falënderon FRONT, e cila në kuadër të vizionit dhe politikave të saj për mbështetjen e ideve, projekteve dhe organizatave që i kontribuojnë zhvillimit afatgjatë të shoqërisë sonë, ka vazhduar ta përkrahë Institutin ATOMI edhe këtë vit.
Në ndërkohë Instituti ATOMI mbetet i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet në funksion të identifikimit dhe përkrahjes së nxënësve e të rinjve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.