02/07/2026
Njoftim!
Shërbime Kontabiliteti dhe Konsulencë !
02/07/2026
Njoftim!
30/06/2026
Faturimi i saktë në sektorin e ndërtimtarisë ndihmon në shmangien e gabimeve dhe parregullsive tatimore.
Para se ta lëshoni faturën, sigurohuni që trajtimi i TVSH-së të jetë bërë sipas rolit të secilës palë në transaksion.
Përmbushni obligimet me kujdes dhe mbani dokumentacionin në përputhje me legjislacionin tatimor.
18/06/2026
Mbajtja e dokumentacionit të rregullt është obligim ligjor për çdo tatimpagues që zhvillon veprimtari ekonomike.
Librat, regjistrimet, faturat dhe dokumentet që dëshmojnë origjinën, qarkullimin dhe shpenzimet duhet të mbahen në përputhje me legjislacionin tatimor.
Tatimpaguesit që e mbajnë dhe e paraqesin dokumentacionin sipas ligjit, i përmbushin obligimet e tyre dhe shmangin masat ndëshkuese.
Mbani dokumentacion të rregullt dhe veproni në përputhje me ligjin.
12/06/2026
Kujdes në përmbushjen tatimore në sektorin e ndërtimtarisë!
Bizneset e këtij sektori duhet të sigurojnë deklarimin e saktë të qarkullimit, lëshimin e faturave për çdo punë të kryer, deklarimin e punëtorëve dhe evidentimin korrekt të angazhimeve me nënkontraktorët.
Punoni në përputhje me ligjin, mbani dokumentacion të rregullt dhe përmbushni obligimet tatimore me kohë.
28/05/2026
Njoftim me rendësi!
Sot është hapur aplikimi për Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0 për punëtorët e sektorit jo-publik, aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim?fbclid=IwZnRzaASFOP5leHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeFZRSQ_rcVWHsP5ZOT0w9VTcjgAAv6IgJGhWed-R0G9ylkiy3hn0ikgF4Ip0_aem_U74tC2vw-F5qYfm4-OZHfg
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
- Punëtorët në sektorin privat;
- Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:
- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).
25/05/2026
Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.
Këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat.
Mos paguani cash mbi limitin e lejuar.
Veproni sipas ligjit.
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-atk-paralajmeron-transaksionet-mbi-2000e-me-individe-nuk-lejohen-te-paguhen-me-para-te-gatshme/
15/04/2026
A po fiton nga qiraja?
Mos e lë anash, edhe këto të ardhura duhet të deklarohen.
Qoftë banesë, lokal apo përmes Airbnb/Booking, ke obligim të paguash tatimin.
Mosdeklarimi = problem
✔ Deklaro me kohë
✔ Qëndro në përputhje me ligjin
05/04/2026
Të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, urime Pashkët!
19/03/2026
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |