07/02/2024
ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS Organizon SEMINAR PËR TATIMPAGUES
TEMA:
• Ndryshimet ligjore sipas Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore
Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre), përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar me qëllim që të informohen për të gjitha ndryshimet ligjore sipas Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Për informata tjera kontaktoni:
Financial Home LLC
NUI : 811423318
+383 (0) 44-354-312
https://www.facebook.com/financialhome.llc/
Rr.Bajram Kelmendi, Prishtinë
Rr.Evlia Qelebia, Mitrovicë
.
27/11/2023
Regjistroni Biznesin Tuaj në " Financial Home LLC "📈.
Ne e bëjmë atë të lehtë për ju!
✅ Ekspertizë Profesionale: Me një ekip të kualifikuar të kontabilistëve, jemi të gatshëm t’ju ofrojmë këshilla të mençura për të rritur biznesin tuaj.
✅ Lehtësi Regjistrimi: Procesi ynë i regjistrimit është i thjeshtë dhe i shpejtë. Jepni fund të kujdeseni për përditësimet e papritura ligjore.
✅ .
📞
Financial Home LLC
Business nr: 811423318
+383 (0) 44-354-312
https://www.facebook.com/financialhome.llc/
Rr.Bajram Kelmendi, Prishtinë
Rr.Evlia Qelebia, Mitrovicë
.
29/10/2023
📠Fiskalizimi është proces i rëndësishëm për autoritetin tatimor, pasi ndihmon në monitorimin e hyrjeve dhe daljeve të bizneseve për ekonominë e vendi. ♻️Ky proces funksionon si një filter i rëndësishëm për të zvogëluar shmangien tatimore dhe për të siguruar që të gjitha transaksionet të regjistrohen dhe deklarohen në mënyrë korrekte📌
📃Duke pas parasysh që fiskalizimi është proces permanent, ATK rikujton me disa mënyra se si fiskalizimi ndihmon autoritetin tatimor:
🏢Regjistrimi i Transaksioneve: Fiskalizimi kërkon që të gjitha transaksionet të regjistrohen në mënyrë elektronike përmes sistemeve tatimore. Ky proces përfshin ndarjen e çdo transaksioni në të hyra dhe dalje, duke ndihmuar ATK-në të ndjekë të ardhurat dhe shpenzimet e biznesit💼
❌Parandalimi i Evazionit Tatimor: Fiskalizimi bën që të jetë më e vështirë për bizneset të shmangin tatimin duke fshehur të ardhurat e tyre. Përmes monitorimit të transaksioneve, autoriteti tatimor mund të zbulojë mungesat në raportimet dhe të ndërmarrë veprime ligjore kundër shmangies tatimore 🗄️
💡Rritja e Transparencës: Ky proces ndihmon në rritjen e transparencës në ekonomi, pasi të gjitha transaksionet janë të regjistruara dhe të qasshme për ATK-në. Kjo ul mundësinë e praktikave të paligjshme dhe rrit integritetin e sistemit tatimor🔎
💶Mbështetja e Buxhetit Publik: Me të dhënat e sakta tatimore nga fiskalizimi, autoriteti tatimor mund të sigurojë të ardhurat e nevojshme për buxhetin publik. Kjo është e rëndësishme për financimin e shërbimeve publike, si shëndetësia dhe arsimi🏨🛣️🏗️
💠Le të sensibilizojmë bizneset për rëndësinë e fiskalizimit dhe të jemi partnerë të përgjegjshëm në këtë përpjekje të përbashkët për të ndihmuar shoqërinë tonë. 💼🤝
29/10/2023
🚚Mallrat pa dokumentacion, të cilat përfshijnë çdo lloj produkti ose malli të blerë ose të sh*tur nga një biznes, të cilat janë pjesë kritike e ekonomisë dhe tatimit. ℹ️Tatimpaguesit kanë disa obligime të rëndësishme që duhet t'i respektojnë për të shmangur çdo komplikim tatimor dhe për të siguruar që të paguajnë tatimin e duhur 🛒
📍Disa prej obligimeve kryesore, të cilat duhet t’i kryejnë:
🗂️Mbajtja e dokumentacionit: Tatimpaguesit duhet të mbajnë të gjitha dokumentacionet e nevojshme për mallrat e tyre, përfshirë faturat, kontratat, dhe dokumentacionin tjetër të lidhur me blerjen ose sh*tjen e mallrave 📦Ky dokumentacion duhet të ruhet për një periudhë të caktuar të kohës, sipas legjislacionit tatimor.
💻💶Deklarimi i të ardhurave dhe tatimit: Tatimpaguesit janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat dhe tatimet e tyre në mënyrë të rregullt, duke përfshirë të dhëna të sakta mbi mallrat që janë blerë ose sh*tur. 📃Ky proces i deklarimit përfshin paraqitjen e një deklarate tatimore, ku të dhënat e dokumentacionit të mallrave përdoren për të llogaritur tatimin e duhur.
🗃️Ruajtja e faturave tatimore: Faturat tatimore janë dokumente të rëndësishme për tatimpaguesit. Ata duhet të sigurojnë që të jenë të plotë dhe të sakta. 📑Po ashtu, janë prova e blerjes ose sh*tjes së mallrave dhe përdoren për të verifikuar deklaratën tatimore.
📕Ndjekja e rregullave tatimore: Tatimpaguesit duhet të njohin dhe të ndjekin rregullat tatimore. 🗓️Kjo përfshin të gjitha afatet dhe procedurat e deklarimit, si dhe normat tatimor për mallrat e tyre të veçanta.
👩🏼💻Konsultimi me ekspertë tatimor: Në raste të komplikuara, tatimpaguesit duhet të konsultohen me ekspertë tatimor për të siguruar që ata janë në përputhje me të gjitha rregullat dhe që tatimi është paguar në mënyrë të saktë 💡
🧩Mbajtja e dokumentacionit të duhur dhe ndjekja e rregullave tatimore janë hapa të rëndësishëm për të siguruar që tatimpaguesit paguajnë tatimin e duhur dhe shmangin çdo komplikim tatimor. 🌏Këto praktika janë të rëndësishme për integritetin e sistemit tatimor dhe për funksionimin e përgjithshëm të ekonomisë se vendit tonë.
28/10/2023
⚠️ A deshiron të kontrollosh se a je i regjistruar si puntorë nga punëdhënësi juaj ?
Disa hapa të shkurt se si me u verifiku a jeni të regjistruar në ATK, si punëtor nga punëdhënësi juaj .
Kliko këtu ⤵️
Verfikimi i deklarimit të punëtorit nga punëdhënësi
Kjo vegël shërben për të verifikuar nëse personat janë regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi Kjo bëhet duke vendosur numrin personal të personit në hapësirën e mëposhtme “Nr. Personal” nën seksionin “Kërko sipas Numrit Personal”.
27/10/2023
🤝Krejt çka ju duhet rreth marrëveshjeve për pagesë të borxhit tatimor me këste📝
🔹Kur mundësohen marrëveshjen me këste?
🔹Cilat janë mundësit për ri-programim të marrëveshjes?
🔹Cilat janë rrethanat kur ndëshkimet zbriten në masë 2%?
🔹Mos respektimi i marrëveshjes, bllokimi i llogarive bankare?
🔹Për marrëveshje me këste për pagesë të obligimeve tatimore, a mund të paguaj vetëm 20% të obligimit tatimor? A përfshihet në marrëveshje heqja e interesit?
🔹Nëse tatimpaguesi është në marrëveshje për pagesë të borxhit me këste, a ka të drejtë ligjore ATK të vendos barrë tatimore?
🔹Sa mund të jetë kohëzgjatja e një marrëveshje për pagesë me këste?
🔹Cilat janë kushtet që duhet plotësuar për të lidhur një marrëveshje me këste?
📞 Na kontaktoni sot në +38344354312 ose vizitoni faqen tone ne Facebook për më shumë informacion.
Me respekt :
Financial Home LLC
Business nr: 811423318
26/10/2023
❕A e dini kur krijohet një borxh tatimor?
⌛️Borxhi tatimor krijohet kur një tatimpagues nuk përmbush detyrimet tatimore në mënyrë të duhur. Detyrimet tatimore përfshijnë pagesën e tatimeve, deklarimin e të ardhurave, dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera tatimore sipas ligjit. ATK ka detyrimin ligjor të sigurojë se të gjithë tatimpaguesit përmbushin detyrimet e tyre tatimore, dhe për këtë qëllim kemi zbatuar disa mekanizma dhe procedura duke ju bere sa me te lehte pagesat dhe detyrimet e juaja.
⚠️Një tatimpagues mund të krijojë borxh tatimor në disa mënyra:
🔸Deklaron dhe nuk paguan - Kur një tatimpagues deklaron të ardhurat e tyre, por nuk paguan tatimet në përputhje me këtë deklaratë, ata krijojnë një borxh tatimor. Kjo është e paligjshme dhe e dënueshme sipas legjislacionit tatimor.
🔸Deklaron dhe paguan me vonesë - Edhe pse një tatimpagues mund të deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimet, nëse kjo bëhet me vonesë, ata mund të dënohen me ndëshkim tatimor dhe interes mbi këtë vonesë.
🔸Kur ATK bën një përcaktim shtesë - ATK ka të drejtën për të bërë një përcaktim shtesë nëse konstaton mos-deklarim, nën-deklarim, apo shkelje të tjera tatimore nga ana e tatimpaguesit.
💬Borxhi tatimor është një përgjegjësi për çdo tatimpagues, dhe asnjëherë nuk ju këshillojmë të shkelni detyrimet tuaja tatimore. Në rast se keni ndonjë moskuptim ose dyshim në lidhje me detyrimet tuaja tatimore, është e rëndësishme të konsultoheni me ekspertë tatimorë ose të kontaktoni direkt me ATK-në për të sqaruar problemin tuaj.
💼Tatimpaguesit kanë përgjegjësinë ligjore për të deklaruar të ardhurat dhe për të paguar tatimet në kohë, ndërsa ATK ka detyrimin e sigurimit të respektimit të këtyre detyrimeve. Mos përmbushja e tyre krijon borxh tatimor, i cili mund të përfshijë edhe ndëshkime të tjera për tatimpaguesin.
25/10/2023
⚠️Për të gjithë ju që doni të dini se:
🔹Kur ATK ka të drejt të konfiskoj pasurin e tatimpaguesve?
🔹A ka të drejt ATK të shes pasurin e tatimpaguesve?
🔹Çka ndodh kur tatimpaguesi refuzon të dorëzoj pasurin?
Më poshtë gjeni sqarimet ⤵️⤵️
🗃️Në rast se një person i cili është i detyruar të paguajë një lloj tatimi nuk paguan ose refuzon të paguajë brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të një njoftimi për vlerësim, Drejtori Ekzekutiv ose zyrtari i autorizuar me shkrim nga Drejtori Ekzekutiv ka të drejtë të ligjshme të mbledhë shumën e tillë (dhe shuma të tjera që janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e masës për marrje pasurie) me masën për konfiskim të pasurisë që i përket personit të tillë (qoftë në pronësi fizike të tatimpaguesit ose të një personi të tretë).
📦ATK, do të përkujdeset për zbatimin e procedurave të sforcuara të mbledhjes së borxhit siç janë: konfiskimi i pasurisë së tatimpaguesit dhe organizimi i sh*tjes së asaj pasurie të konfiskuar përmes procedurave të përcaktuara me legjislacionin e aplikueshëm tatimor.
🔖Çdo pasuri e konfiskuar, çoftë pasuri e luajtshme apo e paluajtshme, mund të sh*tet në ankand nga ATK.
📰Pasuria e konfiskuar duhet të shpallet për sh*tje së paku dhjetë (10) ditë para planifikimit të datës së sh*tjes, por jo më shumë se njëzetë (20) ditë përpara datës së planifikuar për sh*tje.
❌Masat për konfiskim të pasurisë ndërmerren nga ATK dhjetë (10) ditë pasi të jetë dorëzuar njoftimi përfundimtar për pagesën e borxhit. Pra, pasi të dorëzohet njoftimi përfundimtar për pagesën e borxhit, tatimpaguesi ka afat pagese dhjetë (10) ditë, në të kundërtën lëshohet njoftimi për konfiskimin e pasurisë.
📰Kur të jetë konfiskuar pasuria e tatimpaguesit, duhet të sh*tet brenda një periudhe që fillon tridhjetë (30) ditë nga data e konfiskimit dhe përfundon gjashtëdhjetë (60) ditë nga data e konfiskimit. Periudha për sh*tjen e pasurisë mund të zgjatet nëse rrethanat kërkojnë, sikurse është shtyrja e sh*tjes, e cila kërkon ri-shpalljen e sh*tjes. ATK, autorizohet të fillojë shpalljen e sh*tjes së pasurisë së konfiskuar, përpara se afati prej tridhjetë (30) ditësh të skadojë, me kusht që data e sh*tjes nuk është më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e konfiskimit. Data e konfiskimit është data në të cilën ATK, ka marrë në posedim pasurinë duke lëshuar Njoftimin për Masë për Marrje të Pasurisë dhe Njoftimin për Konfiskim.
⏱️Çdo person që nuk e dorëzon apo refuzon të dorëzon pasurinë që i nënshtrohet konfiskimit të marrjes, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ që është i barabartë me pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së pasurisë që i nënshtrohet masës së marrjes.
💡Më shumë detaje klikoni linkun: https://www.atk-ks.org/pyetje-dhe-pergjigje-per-borxhet-tatimore/
Send a message to learn more
24/10/2023
💤Kur një borxh mund të konsiderohet pasiv?
📬ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohë, e ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohën e përcaktimit.
🗄️Përcaktimi i tillë mund të bëhet në rastet të tilla si, por duke mos u kufizuar në to, pamundësia për ta gjetur tatimpaguesin apo asetet e tij/saj; operimet afariste kanë pushuar pa lënë asete; një tatimpagues i vdekur kur nuk ka transferime të aseteve nga të cilat mund të mblidhet tatimi; një biznes që është shpallur i falimentuar dhe të gjitha masat e mbledhjes janë ndërmarrë; një tatimpagues që nuk ka mundësi të paguajë borxhin tatimor bazuar në një analizë komplete të gjendjes financiare të tatimpaguesit; dhe përcaktime të natyrës së ngjashme.
🔗Vendosja e borxhit tatimor në një dosje pasive nuk e liron borxhin tatimor apo çrregullojë prioritetin e barrës së ATK-së. Nëse burimet e reja të mbledhjes bëhen të ditura, ATK do të kthejë borxhin tatimor në gjendjen aktive të mbledhjes.
24/10/2023
▫️▪️Apliko saktë Normën e TVSH-së▫️▪️
⏳Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët janë Deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë të detyruar të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si: furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve📦
📜Deklaruesit e TVSH-së, duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar Normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si:
▫️Sh*tjet e liruara pa të drejtë kreditimi;
▫️Sh*tjet e liruara me të drejtë kreditimi;
▫️Eksportet;
▫️Sh*tjet e tatueshme me normën 18%;
▫️Sh*tjet e tatueshme me normën 8%.
🛎️Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te bizneset - Deklarues të TVSH-së, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nuk janë duke aplikuar saktë Normën e TVSH-së.
💡Disa nga këta tatimpagues, nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave dhe/apo shërbimeve të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së, në mënyrë që edhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së.
👥ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.
▪️▫️Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
23/10/2023
📠🛍️Lësho kuponë fiskal edhe për sh*tjet online!
Burimi i të dhënave ATK
📤Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat se furnizimi i mallrave dhe/ose shërbimeve në mënyrë elektronike (përmes internetit) është një formë e tregtisë, ku tregtia dhe afarizmi në përgjithësi kryhen në të njëjtën mënyrë si në çdo treg tjetër. Tregtia në distancë, apo elektronike, ose e ashtuquajtur “online”, ndryshon vetëm në atë që prania personale e sh*tësit dhe blerësit nuk është e nevojshme që furnizimi të kryhet.
🛍️Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik jo-afarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore.
📦✉️Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale.
🌐Pra, aktiviteti i tregtisë përmes internetit (online) obligohet për regjistrimin e transaksioneve përmes Pajisjeve Elektronike Fiskale. Kjo do të thotë se furnizuesi (sh*tësi) është i detyruar që kur furnizon mallra dhe/ose shërbime përmes internetit, të lëshojë kuponë fiskal dhe atë t'ia dërgojë klientit së bashku me produktin.
💻Nëse do të lëshohet një kupon fiskal i veçantë për furnizimin e mallrave të porositura përmes internetit (online), varet nëse kostoja e dorëzimit (transportit) është përfshirë në atë çmim të furnizimit. Nëse kostoja e dorëzimit (transportit) përfshihet në çmimin e mallit të paguar nga klienti, kjo do të tregohet në kupon fiskal si artikull i veçantë. Megjithatë, nëse çmimi i paguar nga klienti i referohet vetëm mallrave pa kosto të dërgesës (transportit), atëherë kompania e transportit është e detyruar të lëshojë një kupon fiskal të veçantë për kostot e transportit. Në këto raste, kostot e dorëzimit (transportit) duhet të tregohen gjithmonë në vetë faqen e internetit, përmes së cilës furnizohen mallrat dhe/ose shërbimet.
📠Çdo qytetar, për të qenë në gjendje që të ushtroj të drejtat e tij si konsumator, është e rëndësishme të njihet me detyrimet e tij, ku njëra prej tyre është marrja e kuponit fiskal.
💶Andaj, një kupon fiskal është dëshmi se tatimi është llogaritur dhe paguar për një blerje të caktuar. Këto mjete përmes të hyrave buxhetore kthehen në buxhetin e Republikës së Kosovës, të cilat më tutje përdoren për ndërtimin e infrastrukturës publike, spitaleve, shkollave, çerdheve për fëmijët, etj., nga të cilat projekte përfitojnë drejtpërdrejt apo indirekt qytetarët.
🔄Duke marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në “luftimin” e ekonomisë së hirtë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit dhe të shoqërisë.
Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!
22/10/2023
• Sa janë kamatat për vonesa? •
Burimi i te dhenave: ATK
💬Në qoftë se çfarëdo lloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk është paguar deri në datën e fundit të përcaktuar për pagesë, tatimpaguesi, do jetë i detyruar të paguajë interes sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
📖Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesë përqind (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej njëzetepesë përqind (25%) të obligimit tatimor.
ℹ️Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.
📌Pra, ndëshkimet për vonesa në deklarim dhe pagesë, janë:
✔️Interesi – sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;
Ndëshkim për mosdorëzim të deklaratës tatimore pesë përqind (5%), maksimum njëzetepesë përqind (25%);
Ndëshkim për mos pagesë të tatimit një përqind (1%), maksimum dymbëdhjetë përqind (12%).