24/12/2023
https://www.facebook.com/233245300479647/posts/1838382403299254/?mibextid=Nif5oz
Ja kur do ti marrin nga 100 euro shtesë fëmijët dhe pensionistët - Kontablisti
Shtesat prej 100 eurove për pensionistët nuk do të dalin këtë javë me pensionet e rregullta, por në javët e ardhshme. Po ashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin mështetje financiare për fëmijët, do të njoftohen gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohen 100 eurot e njëh...
21/04/2023
Urime Festa e Fitër Bajramit !
17/02/2023
Ju urojmë festën e pavarësisë së Kosovës |
31/12/2022
📣Njoftim për tatimpagues
ATK edhe me një shërbim të ri elektronik – Formulari DI!
Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Nga data 01.01.2023 ofron edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do të mundësohet deklarimi i Tatimit në të Ardhura Personale për Individ, përmes Formularit të Ri - Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ-“DI”.
Deklarimi i Tatimit në të Ardhura Personale përmes formularit “DI-FORMULARI I DEKLARIMIT VJETOR DHE PAGESËS PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE PËR INDIVID” kërkohet të bëhet nga secili individ i cili realizon të ardhura për të cilat nuk i është mbajtur tatimi në burim nga paguesi i tyre, përveç individëve që zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe kanë statusin “Biznes Individual”, të cilët tatohen në të ardhura reale dhe deklarojnë me formularin PD - Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Afati i deklarimit me formularin “DI” është nga data 01.01.2023 deri më 31.03.2023 për vitin 2022.
Për të deklaruar Tatimin në të Ardhura Personale, individi përmes numrit personal duhet të regjistrohet në Sistemin Elektronik EDI. Pasi të regjistrohet, ATK i dërgon fjalëkalimin përmes të cilit individi mund të përdor sistemin elektronik EDI.
Për t’u deklaruar Tatimi në të Ardhura Personale, nga Individi kërkohet që paraprakisht të plotësohet pyetësori i hartuar me pyetjet lidhur me të ardhurat e realizuara gjatë periudhës (vitit), si dhe shpenzimet e lejuara me Ligj.
Pra, Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ – “DI”, ndryshe nga të gjithë formularët tjerë për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, plotësohet në mënyrë automatike nga sistemi, bazuar në përgjigjet që do t’i ofroj individi (tatimpaguesi) në pyetjet e parashtruara paraprakisht.
Për plotësimin e saktë të Formularit të deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ – “DI”, ATK rekomandon tatimpaguesit që të shfrytëzojnë sqarimet e ofruara për secilën pyetje se çfarë duhet të përfshihet si e ardhur apo shpenzim/zbritje në pyetjen përkatëse.
Gjithashtu, lidhur me deklarimin përmes Formularit të deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ – “DI”, ATK në ditët në vijim do të realizoj edhe një seminar për tatimpaguesit për të sqaruar se si plotësohet saktë deklarata tatimore.
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!
17/03/2022
https://www.facebook.com/100066780141113/posts/302785401957462/
Njoftim i rëndësishëm për biznese
Ju njoftojmë së Ministria e Zhvillimit Rajonal ka lansuar thirrjen publike: Skema e Granteve “Programi për Zhvillimi Rajonal të Balancuar“ PZHRB 2022, për Start-up dhe Biznese ekzistuese Lot I dhe Lot II.
Informatat e hollësishme i gjeni në uebfaen e MZHR-së në linkun në vijim: https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=1,35,2022,810
Aplikimi bëhet përmes platformes eKosova https://ekosova.rks-gov.net/
Linku në vijim përmes videos tregon se si mund të regjistroheni në platformen eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/Video/gxZ-dYiRKE8
Data e fundit për aplikim: 13.04.2022, ora 16:00
Komuna e Gjilanit
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik
07/03/2022
https://www.facebook.com/233245300479647/posts/1394812747656224/
ATK publikon formatin e kontratave te punes qe bizneset duhet ti paisin punetoret e tyre
Kontrata e punës u siguron punëmarrësve dhe punëdhënësve një mënyrë më të lehtë për të kuptuar të drejtat dhe obligimet përkatëse, dhe është element kyç për ekonomi formale. Për këtë arsye, në vazh…
16/02/2022
Urime, 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës!
11/02/2022
https://www.facebook.com/233245300479647/posts/1378213362649496/
Nuk ju kanë dalë mjetet 10 euro dhe 20 euro per femijë. Ketu duhet te drejtoheni!
🔸Jam nga Shqipëria dhe jetoj në Kosovë me lejeqëndrim. A mund të aplikoj për Shtesa për Fëmijë për vajzën time e cila ka nënshtetësi të Republikës së Kosovës?🔹Po, nëse vajza juaj ka lindur ne periu…
02/02/2022
NJOFTIM:
BEHLULI ECONOMY LAW - njofton klientët e saj se kanë ndërruar lokacionin dhe tani gjendemi në zyret e reja afër kafiterisë Palace te Soliteri, në objektin e Soliterit!
Numrat kontaktues:
044 305 373 - Arlind Behluli
045 332 188 - Fazli Behluli
/Shërbime ekonomike: Kontabilitet, financa, plane biznesi, konsulta ekonomike, auditim.
-Arlind Behluli ecc.dip./
/Shërbime juridike: Përpilimin e shkresave juridiko - civile, konsulta juridike, përfaqësim ligjor.
-Fazli Behluli juri.dip./