EKSK - Enon Karapici Studio Kontabel

EKSK - Enon Karapici Studio Kontabel

Share

Studio Kontabel & Konsulence Financiare

Krijuar në vitin 2006, Studio ofron shërbime për persona fizikë dhe juridikë në fushën ekonomiko-financiare, si: konsulencë financiare dhe fiskale, hapje aktiviteti, mbajtje kontabiliteti, studime mbi tregun, analizë kredie, këshillim për rekrutimin e burimeve njerëzore si dhe azhornim me klimën ekonomiko-financiare ne vend.

14/03/2026

Comptometer ishte e para makinë llogaritëse mekanike e suksesshme që punonte përmes tasteve, e patentuar në 1887 nga Dorr Felt. Ajo revolucionarizoi kontabilitetin për gati një shekull, përpara se të zëvendësohej nga kalkulatorët elektronikë.

Fitojnë profesionistët e lirë, Gjykata kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin, nuk do të diskriminohen, do tatohen njësoj me të tjerët në 2029-n 27/06/2024

Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.

Fitojnë profesionistët e lirë, Gjykata kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin, nuk do të diskriminohen, do tatohen njësoj me të tjerët në 2029-n   Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera. Gjykata Kushtetuese vendosi në mënyrë unanime pranimin e çështjes që ë...

22/09/2023

Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi udhëzimi për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, nëpërmjet shembujve konkretë, përcakton se përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi.

https://ek-sk.com/sherbimi-klientit/njoftime/231-udhezimi-i-ligjit-per-tatimin-mbi-te-ardhurat

04/05/2023

Publikohet Ligj 29/2023 Date 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ligji sjell ndryshime të rëndësishme në trajtimin dhe njohjen e shpenzimeve. Përmes ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
Projektligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.
Gjithashtu nëpërmjet këtij ligji synohet orientimi drejt një deklarate integrale të të ardhurave duke njohur disa shpenzime personale dhe familjare.

Ligji 29/2023 Date 30.03.2023 Per Tatimin mbi të Ardhurat

https://ek-sk.com/sherbimi-klientit/njoftime/230-ligji-29-2023-date-30-03-2023-per-tatimin-mbi-te-ardhurat?fbclid=IwAR3haa2MT1JSK89Mt86POLWZ75y3S7s5V0BdRbX_XckiAk5RNaG8U2px4OI

Want your business to be the top-listed Accountant in Durrës?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


EGT Center, Rruga Grigor Durrsaku
Durrës
2001

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00