20/03/2026
Aset Consulting
Sherbime të kontabilitetit, Regjistrim Biznesi, Çertifikim i pasqyrave financiare, Konsulencë, etj
20/03/2026
16/02/2026
Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, Aset Consulting ju uron Gëzuar Festën e Pavarësisë! 🇽🇰
Urojmë që liria dhe suksesi të jenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tuaj.
09/01/2026
NJOFTIM PËR TATIMPAGUES ✅
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesit janë të obliguar të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.
📅 Afati i fundit: më së largu deri më 10 janar 2026
📌 Regjistrimi duhet të jetë i gatshëm dhe në dispozicion për inspektim me kërkesë të ATK-së.
💡 Regjistrimi i mallrave mbahet me çmimin e kostos.
Mosrespektimi i afatit e bën tatimpaguesin objekt të masave ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor të Kosovës.
🌐 Për më shumë: www.atk-ks.org
31/12/2025
Të gjithë miqëve, bashkëpunëtorëve dhe stafit i urojmë një vit të begatë me shumë suksese!
Gëzuar 2026!
09/12/2025
Njoftim për bizneset/punëdhënësit!
Nga 1 Janari 2026 fillon zbatimi i vendimit të qeverisë për pagën minimale bruto prej 425,00 euro, andaj kërkohet që të gjitha kontratat e punës të cilat janë nën nivelin e 425,00 euro të ngriten minimalisht në nivel të pagës minimale!
Udhëzohen punëdhënësit që të fillojnë përgatitjet për këto ndryshime duke i njoftuar me kohë të gjithë të punësuarit lidhur me ndalesat për kontribute dhe tatime mbi pagat si dhe pagën neto!
30/10/2025
Fletushkat e marketeve të ndryshme përkundër se kohëve të fundit shumë më pak po shpërndahen nëpër oborret e shtëpive, nëpër xhamat e veturave, nëpër kutitë postare apo dyert e banesave dhe gjetiu, megjithate akoma ka raste kur ato po shpërndahen sidomos nëpër oborret apo dyert e hyrjeve të banesave apo shtëpive.
Ligji për mbrojtjen e konsumatorit e ndalon këtë gjë, sidomos shpërndarja e tyre në shtëpi dhe vetura! Ja çka thotë ky ligj:
Neni 14
Ndalimi i shpërndarjes së materialeve reklamuese
1. Është e ndaluar vendosja e mesazheve apo materiale reklamuese në kutitë postare dhe në derë, në qoftë se konsumatori e ka vendosur ndalesën e shkruar qartë për të mos i vendosur ato.
2. Ndalohet shpërndarja e materialeve në shtëpi ku nuk ka ndonjë vend adekuat për to.
3. Ndalohet shpërndarja e fletëpalosjeve mbi vetura.
Pra, vendosni shenja ndaluese në kutitë e juaja postare dhe nëse hasni në fletushka të tilla në oborret tuaja, në kutitë postare, në dyert apo veturat tuaja, njoftone inspektoriatin e tregut!
Ne nuk e kemi obligim t`a pastrojme ambientin e ndotur nga bizneset e papërgjegjshme dhe delikuente!
01/04/2025
Aplikimi ne KESCO deri me 07 Prill, tani mund te bëhet edhe online në platformën e KESCO!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |